Aktualitet Tragjedia në Pukë, era hedh në greminë dy të rinjtë teksa kullotnin...

Tragjedia në Pukë, era hedh në greminë dy të rinjtë teksa kullotnin bagëtitë

Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Pukës.

Dy të rinj, të cilët kishin shkuar për të kullotur bagëtitë u gjetën të vdekur në zonën e Buzhalës, të njësisë administrative Qelez.

Sipas informacioneve të policisë, si pasojë e motit të keq dy të rinjtë i ka marrë era, ndërsa kanë përfunduar në humnerë duke humbur jetën.

Nuk dihet ende identiteti i dy të rinjve, të cilët ishin shokë me njëri tjetrin.

Në vendin e ngjarjes është nisur menjëherë policia dhe banorët e zonës.