Aktualitet Tragjike, 7-vjeçari mbytet duke u larë në Osum

Tragjike, 7-vjeçari mbytet duke u larë në Osum

Lumi Osum, foto ilustruese

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të enjte në fshatin Moravë të Beratit.

Policia tha se një 7-vjeçar është mbytur në lumin Osum, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lum.

Trupi i viktimës është nxjerrë nga lumi nga efektivët e policisë, bashkë me banorët e fshatit.

Ndërkohë, një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.