Aktualitet Tragjike/ Britma e lot, vdes në maternitet një orë pas lindjes 25-vjeçarja

Tragjike/ Britma e lot, vdes në maternitet një orë pas lindjes 25-vjeçarja

Një 25-vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit pas lindjes me operacion. Burime bëjnë me dije se e reja, Rexhina Debrova ka ndërruar jetë vetëm një orë pas lindjes.

Dyshohet se vajza ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë, ndërkohë që fëmija e saj është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se vajza e re ishte banuese në qytetin e Cërrikut dhe ishte e martuar prej 10 muajsh.

Familjarët e vajzës, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi.

Pasi ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë pas problemeve të hasura me zemrën. Mirëpo, familjarët thonë se mjeku kardiolog ka mbërritur një orë me vonesë, teksa nëna e re ndërroi jetë.

Lotët e britmat e familjarëve kanë pushtuar hollin e Maternitetit të Elbasanit, pasi e afërmja e tyre është ndarë nga jeta.

Ngjarja po hetohet nga Policia e Elbasanit, e cila ka ngritur një grup të posaçëm për verifikuar shkaqet.