Kryesore Tragjike: Humb jetën nga koronavirusi mjeku dhe pedagogu, Arjan Pushi

Tragjike: Humb jetën nga koronavirusi mjeku dhe pedagogu, Arjan Pushi

Lajm i keq për bluzat e bardha. COVID-19 i ka marrë jetën mjekut hematolog të QSUT, Arjan Pushi.

Doktor Pushi bëhet kështu rasti i parë nga radhët e personelit shëndetësor që ndërron jetë nga COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku thuhet se mjeku humbi jetën mesditën e kësaj marte.

Deklarata e MSH

Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.