Aktualitet Tragjike, makina përplas për vdekje këmbësorin tek “Unaza e Re”

Tragjike, makina përplas për vdekje këmbësorin tek “Unaza e Re”

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në zonën e “Unazës së Re”. Ngjarja u raportua rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rolandit”.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur 55-vjeçarin, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.