Aktualitet Tragjike në Itali/ U ndje keq gjatë mësimit, humb jetën në spital...

Tragjike në Itali/ U ndje keq gjatë mësimit, humb jetën në spital 19-vjeçari shqiptar

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e së enjtes në Itali. Bëhet fjalë për Osvaldo Kenga, i cili po ndiqte normalisht mësimin, kur papritur filloi të ndihej keq dhe u dërgua menjëherë në spital.

Sipas mediave italiane, i riu kishte dhimbje të forta në gjoks dhe kokë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, i riu shqiptar ndërroi jetë sapo mbërriti në dhomën e urgjencës.

Mjekët e spitalit Sant’Antonio Abate nuk arritën të kryenin as testet diagnostikuese.

Raportohet se në spital u krijuan moment tensioni mes familjarëve të viktimës dhe punonjësve, sa në disa raste ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë.

Kenga jetonte prej vitesh në zonën e San Vito Lo Capo.

Për këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar autopsinë e trupit në morgun e Sant’Antonio Abate. Në orët e vona të pasdites së djeshme, mësuesit dhe shokët e të riut mbërritën në morg, të shokuar nga kjo tragjedi. Nëna e djalit u sëmur pas lajmit të kobshëm dhe u shtrua në spital.