Extra Transformimi i pabesueshëm i DiCaprios në filmin e ri të Martin Scorsese

Transformimi i pabesueshëm i DiCaprios në filmin e ri të Martin Scorsese

Janë publikuar fotografitë e para të Leonardo DiCaprios në filmin e ri të Martin Scorsese, “Killers of the Flower Moon.”

Fotografitë shfaqin Leonardo DiCaprio dhe Lily Gladstone duke interpretuar Ernest dhe Mollie Burkhart, të cilët bien në dashuri në Oklahoma gjatë fillimit të shekullit të 20-të.

Ajo që bie në sy është transformimi i DiCaprios për rolin e 46-vjeçarit.

Filmi bazohet në librin më të shitur të David Grann me të njëjtin emër dhe në të të do të luajnë edhe emra të tjerë si Robert De Niro, Jesse Plemons, Cara Jade Myers, Janae Collins, Jillian Dion, William Belleau, Jason Isbell, Louis Cancelmi, Scott Shepherd dhe Sturgill Simpson.

Scorsese filloi xhirimet e prodhimit të ri më 19 prill pasi u vonua për një vit për shkak të koronavirusit.