Sport Trazohet PSG, Neymar “lidhje sekrete” me të fejuarën e shokut të skuadrës

Trazohet PSG, Neymar “lidhje sekrete” me të fejuarën e shokut të skuadrës

Ndërkohë që kampionati francez është mbyllur përpara kohe për shkak të një vendimi të qeverisë, Paris Saint Germain ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kampionëve në muajin gusht, por një thashethem i bujshëm ka trazuar atmosferën në dhomat e zhveshjes.

Gjithçka lidhet me yllin brazilian Neymar, i cili është i fejuar me bukuroshen Bruna Marquezine, por që sipas revistës “Chi”, ka pasur një raport sekret me modelen braziliane Izabel Goulart, gjatë kohës që kjo jetonte në kryeqytetin francez.

Ajo që e bën më intriguese gjithë këtë histori, është fakti se braziliania Goulart ndodhej në atë kohë në Paris për të shoqëruar të fejuarin e saj, portierin gjerman Kevin Trapp, i cili ishte shok skuadre me Neymar.

“Askush nuk flet, por natën në Paris, në një sekret të madh, ka lindur një çift i bujshëm. Ai futbollisti i famshëm i PSG-së, Neymar dhe ajo bukuroshja e njohur braziliane Izabel Goulart. Mëkat që të dy janë fejuar me persona të tjerë. Ajo në veçanti, që është prej kohësh në krah të portierit gjerman Kevin Trapp, ish shok skuadre i Neymar, që është rikthyer të luajë në Bundesligë”, shkruan revista “Chi”.

Revista sqaron se raporti sekret mes çiftit Neymar- Goulart ka ekzistuar gjatë kohës që modelja braziliane jetonte në Paris, bashkë me portierin Kevin Trapp atëherë shok skuadre me yllin e futbollit brazilian.