Sport Tre dekada pritje, Klopp: Do ta festojmë titullin edhe me tifozët

Tre dekada pritje, Klopp: Do ta festojmë titullin edhe me tifozët

Pas plot tridhjetë vjetësh, Liverpool po përgatitet të fitojë kampionatin, por në çdo rast do të jetë një festë speciale me praninë e tifozëve, edhe pse me të gjitha kufizimet shëndetësore për shkak të pandemisë Covid-19: “Herët ose vonë do të vijë dita kur do të kemi kohën, mundësinë dhe lejen për të festuar me tifozët tanë dhe ne do ta bëjmë atë. Ky është Liverpool, ka qenë gjithmonë klub special dhe do të jetë edhe në këtë rast”, tha Jurgen Klopp.

Mungesa e tifozëve nga stadiumi do të jetë e detyrueshme për një kohë të gjatë sipas autoriteteve angleze, por pritja prej 3 dekadash, nuk do ndalë festën dhe paradën. “Kur do të jetë koha e titullit, do të jetë edhe momenti ynë. Kur të kemi mundësi, do të bëjmë atë që duam, një paradë e shkëlqyer për tifozët”, tha gjermani.

Trajneri i Reds, megjithatë, ka një apel për tifozët e Liverpool: ”Ne do të duhet të festojmë fitoren e Premier League pa tifozët brenda stadiumit, por nëse e mbajmë veten për më të mirët, të qëndrojmë në shtëpi. Jam i sigurt se janë në anën tonë të gjithë mbështetësit. Ne do t’i paguajmë mbrapsht ata, duke luajtur futbollin më të mirë të mundshëm”, tha Klopp.