Politika Tre deputetë të opozitës bëjnë betimin në Parlament

Tre deputetë të opozitës bëjnë betimin në Parlament

Tre deputetë të rinj nga radhët e opozitës janë betuar sot në Parlament.

Ata vijnë nga listat shumëemërore e Partisë Demokratike.

Korba Lita në qarkun  e Tiranës, Arlind Çaçani në Korçë dhe Halil Jakimi në Dibër bënë sot betimin.

Ndërkohë ditën e djeshme dy kandidatë të tjerë nga listat e Partisë Demokratike dhe LSI kanë dorëzuan në KQZ formularin e dekriminalizimit për të marrë mandatin e deputetit.

Andi Përmeti është në listat e PD në qarkun e Korçës, ndërsa Eugen Bojaxhiu është kandidat në listën e LSI në qarkun e Beratit.

Numri i deputetëve aktualisht në Kuvend ka shkuar në 103.