Aktualitet Tre shoferë në pranga, i riu aksidenton 77-vjeçaren

Tre shoferë në pranga, i riu aksidenton 77-vjeçaren

Një 26-vjeçar në Divjakë është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar një këmbësore 77-vjeçare. Qytetarja me iniciale J.Gj., ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë dy arrestime të tjera janë kryer nga policia për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Një 49-vjeçar me iniciale I.Ç., nga Fieri dhe E.Gj., 39 vjeç nga Elbasani, ku ky i fundit është përplasur me një automjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.