Politika Tre shqiptarë emërohen zëvendëskryetarë në komuna të ndryshme të Brukselit

Tre shqiptarë emërohen zëvendëskryetarë në komuna të ndryshme të Brukselit

Shpërndaje

Nga zgjedhjet e fundit në Belgjikë kanë dalë fitues: Amet Gjanaj në Molenbeek, Behar Sinani në komunën Jette, Muhamet Begaj në komunën Saint Josse, Habibe Duraki në komunën Evere, Nermin Kumanova në Namur, Deniza Miftari në komunën e Roseslares, Anila Elezaj- Beca në komunën e Namur, Fatmir Limani në Koekelberg, Aleksandra Ali Kokaj në Uccle, Kevin Likaj në Schaerbeek si dhe Arsim Jakupi në Evere.

Ditën e djeshme është emëruar si zëvendëskryetar i komunës Molembeek Amet Gjanaj, deputeti i parë shqiptar në Bruksel.

Ndërkohë që vetë z. Gjanaj na jep lajmin e mirë se dy shqiptarë të tjerë janë emëruar si zëvendëskryetarë, pikërisht Habibe Duraki për komunën Evere dhe Fatmir Limani në komunën Koekelberg.

Kjo tregon më së miri integrimin dhe vendosmërinë e komunitetit shqiptar në Belgjikë./ Albaniaplus