Kryesore Tre të vdekur dhe 164 raste të reja me Covid-19

Tre të vdekur dhe 164 raste të reja me Covid-19

Tre persona kanë humbur jetën dhe 164 të tjerë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Viktimat janë një 47-vjeçar, një 78-vjeçar dhe një 87-vjeçar.

872 testime u kryen gjatë 24 orëve, nga të cilat 164 qytetarë rezultuan të infektuar me koronavirusi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore: 56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 51 qytetarë janë shëruar ditën e fundit.

Ndërsa në të dy spitalet covid po trajtohen 188 pacientë, nga të cilët 21 janë në terapi intensive dhe 7 në intubim.