Kryesore Tre të vdekur dhe 89 raste të reja me Covid-19 në 24...

Tre të vdekur dhe 89 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Tre pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se viktimat janë dy qytetarë nga Tirana dhe një qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç.

Rastet e reja– Ndërkohë, nga 4516 testime që janë kryer në total, kanë rezultuar të infektuar 89 qytetarë. 25 raste janë konfirmuar në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Pogradec, Sarandë, nga 3 raste në Lezhë, Kavajë, Kamëz, Gjirokastër, nga 2 raste në Shkodër, Krujë, Korçë, Përmet, Memaliaj, nga 1 rast në Elbasan, Mirditë, Delvinë, Tepelenë, Dibër, Skrapar, Maliq, Dropull, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale- Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.