Kryesore Tre viktima dhe 144 raste të reja me Covid

Tre viktima dhe 144 raste të reja me Covid

Koronavirusi ka shkaktuar tre viktima të tjera në vendin tonë.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57-vjeçar nga Lushnja dhe një 74-vjeçar dhe një 83-vjeçar nga Tirana”.

Bashkë me humbjet e jetës gjatë ditës së fundit, numri total i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 343 humbje jete.

Gjatë orëve të fundit janë zbuluar 144 raste të reja.

“55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër”.

65 qytetarë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin në 6733 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm për zbatimin e masave anti-Covid për të frenuar përhapjen e infeksionit.