Ekonomi Tre vjet për ta marrë veten nga pandemia

Tre vjet për ta marrë veten nga pandemia

Ekonomive të Europës do t’u duhen të paktën 3 vjet për ta marrë veten nga pandemia e Covid-19. Pavarësisht se vendet po hapen dhe programet e vaksinimit po përparojnë, rikthimi në nivelet para pandemisë duket se kërkon kohë. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), në parashikimin e saj për ekonomitë globale thotë se rimëkëmëbja ka fituar shpejtësi muajt e fundit.

Kryeekonomisti i OECD, Laurence Boone, thotë se kjo vjen për shkak të lehtësimit dhe masave stimuluese në vendet e zhvilluara.

Raporti i hartuar nga OECD parashikon që prodhimi global do të rritet 5.8%. Duhet kujtuar këtu se e njëjta organizatë parashikonte një rritje prej 4.8% në dhjetor.

Reagimi i parashikuar i këtij viti ndjek tkurrjen e vitit të kaluar prej 3.5% dhe është më i shpejta që nga viti 1973.

Por megjithëse OECD parashikon që pjesa më e madhe e botës do të arrijë nivelet para-pandemike të prodhimit deri në fund të vitit 2022, ajo paralajmëron se kjo rritje nuk është e mjaftueshme.

Organizata me bazë në Paris rendit disa element që e kërcënojnë rimëkëmbjen, duke përfshirë mungesën e vaksinave në vendet e varfëra. “Një dobësim i ri i rritjes i nxitur nga virusi do të ishte më i vështirë për t’u zbutur, gjë që do të sillte rritje të mëtejshme të varfërisë akute” dhe duke rritur rrezikun e krizës financiare, thuhet në raportin e OECD-së.

Për sa kohë që shumica dërrmuese e popullsisë globale nuk është vaksinuar, thuhet në raport, “të gjithë ne mbetemi të prekshëm nga shfaqja e varianteve të reja”.

Ndërsa disa vende tashmë kanë arritur të tejkalojnë nivelet e tyre ekonomike para-pandemike, si Kina, zona e euros dhe Britania e Madhe përballen me një prodhim të reduktuar në 2021 dhe 2022 krahasuar me vlerësimet e bëra nga OECD në nëntor 2019.

Sipas OECD-së, eurozona dhe Britania e Madhe do të jenë mbeten më shumë se një pikë përqindje më pak se parashikimi para pandemisë për fundin e vitit 2022.