Politika “Tregon përralla”!, Rama i përgjigjet Rudina Hajdarit: Lexo Mark Twain!

“Tregon përralla”!, Rama i përgjigjet Rudina Hajdarit: Lexo Mark Twain!

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit e nisi fjalën e saj duke thënë se nuk e ka të lehtë që si politikane e re të flasë përballë kryeministrit Edi Rama.

“E ndjej të nevojshme sepse një eksperiencë si e këtyre nuk vlen për Shqipërinë. Jo të gjithë në këtë Kuvend sepse për disa kam respekt. Ndërsa disa të tjerë nuk kanë bërë asgjë për Shqipërinë. Ju jeni arsyeja se pse ne dalim këtu. Të dalësh këtu të thuash përralla me mbret është për të ardhur keq. Dhe është ky kryeministër që thotë hajdeni të themi idetë, por ku i keni idetë?” tha Hajdari.

Ndërsa ky i fundit me të marrë fjalën i është përgjigjur me një shprehje të Mark Twain i cili sipas Ramës thotë se humori është e vetmja armë që mund të të kthejë në normalitet pa rënë në brutalitet.

“Mark Twain thotë se shumë gjëra interesante për ju të lidhur me këtë. Ai thotë se humori është e vetmja armë për tu rikthyer në normalitet pa rënë në brutalitet. Dhe nuk mendoj se njerëzimit i ka ardhur ndonjë e keqe nga e qeshura”, – tha Rama