Extra Trendy më i ri në Instagram, të shndërrohesh në personazhin e preferuar...

Trendy më i ri në Instagram, të shndërrohesh në personazhin e preferuar vizatimor

Të shndërrohesh në personazhin e preferuar vizatimor. Ky duket se është trendy më i fundit i ekspozuar në rrjetet sociale dhe që pjesë e tij tashmë janë bërë shumë personazhe të njohur të showbiz-it shqiptarë.

“Hirushja”, “Borëbardha”, “Johnny Bravo” apo “Pocahontas”, janë disa prej personazheve vizatimor që të rinjtë kanë zgjedhur për t’u shndërruar, duke pasur kështu mundësinë për të pasur një kujtim, funny, nga personazhet e fëmijërisë.

Cledy West është graphic designer, i cili deri më tani ka realizuar me dhjetëra punime, të ekspozuara edhe në profilin e tij në rrjetin social Instagram, duke shënuar kështu një risi të këtij programi në Shqipëri.

E gjitha nisi nga pasioni për design dhe kureshtja për të zbuluar sa më shumë rreth tij duke synuar ofrimin e sa më shumë teknikave për të apasionuarit. Por shumë shpejt, kjo teknikë u përqafua nga shumë të rinj duke u kthyer në një trend.