Sport Treshet më të shtrenjta të Ligës së Kampionëve

Treshet më të shtrenjta të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve do të startojë sonte, ku pritet të jetë edhe më interesante se sezonet e kaluara. Kjo edhe për vetë faktin e përballjeve të para të fazës në grupe.

Tre treshet më të rrezikshme të këtij kompeticioni shihen, Cavani-Mbappe-Neymar, e cila është edhe më e shtrenjta për momentin në gjithë historinë e futbollit.

Treshja e PSG-së shkon në 467 milionë euro, pas tyre vjen ajo e Realit, BBC më 222 milionë euro.

Messi-Suarez-Dembele, treshja e Barcces renditet e treta me një vlerë prej 187 milionë euro. Pas tyre vjen treshja e Juventusit, Dybala-Mandzukic-Higuain, të cilët kushtojnë 151 milionë euro.

Vendin e pestë e mbajnë të Chelsea-s, Morata-Hazard-Pedro, 142 milionë euro dhe ajo e Manchester City-t, Aguero-Jesus-De Bruyne, ndërsa treshja e United shkon në vlerën 127 milionë eurove, Lukaku-Mkhitaryan dhe Rashford.

Aguero, Jesus e De Bruyne, ndërsa treshja e Unitedit Lukaku, Mkhitaryan dhe Rashford kushtuan 127 milionë euro.