Sport Treshja sulmuese e Liverpool shënon më shumë se 14 skuadra në Premier...

Treshja sulmuese e Liverpool shënon më shumë se 14 skuadra në Premier League

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, i bën thirrje lojtarëve të tij të shohin vetëm ndeshjet e tyre, në garën për titull në Premier Ligë. Të kuqtë dolën në krye, ndërsa Mohamed Salah theu një rekord.

Ishte fitorja që duhej dhe që pritej.

Liverpuli i bëri edhe herë detyrat në Premier Ligën anglez, duke dalë në krye qoftë edhe përkohësisht, ndërsa gara për titull mbetet e hapur.

Pesë me zero ndaj Hadërsfildit ishte pikërisht suksesi që dëshironte stadiumi “Anfild”, ku ndodheshin afërsisht 55 000 tifozë, ndërsa trajneri Jurgen Klop, i bëri thirrje lojtarëve të tij që të shohin vetëm punën e tyre.

“Pse duhet të rrimë e të mendojmë që Siti do të gabojë? – nisi përgjigjen ai, në formë pyetjeje, – ndeshja jonë e radhës në kampionat është ndaj Njukasëllit, dhe duhet të mendojmë vetëm për të, kuptohet pasi të luajmë me Barcelonën. Nuk mund të presim dhurata nga fati, por duhet të bëjmë punën tonë. Nëse fitojmë ndeshjet tona, dhe Sitit I ndodh diçka, atëherë dalim kampionë. Nëse jo, do të themi se bëmë maksimumin tonë”.

Njeriu i ndeshjes ishte Mohamed Salah, dhe kjo jo vetëm sepse shënoi dy gola, por edhe sepse theu një rekord të klubit.

Sulmuesi egjiptian arriti në 69 rrjeta në 100 ndeshje, diçka që askush tjetër nuk e kishte bërë në të kaluarën.

Kampioni i botës i vitit 1996, Roxher Hant mbante rekordin e vjetër me 68, po aq sa Sem Rejbould, ndërsa legjenda si Xhon Olldrixh, Jan Rash apo Fernando Torres janë edhe më poshtë.

Shifrat e The Reds janë impresionuese, sepse treshja sulmuese e Liverpool, Sadio Mane, Mohamed Salah e Roberto Firmino, kanë shënuar së bashku më shumë se 14 skuadra të Premier League këtë sezon!

Salah e Mane shënuan nga dy gola të premten, duke bërë që në total tre sulmuesit të mbërrijë në kuotën e 52 golave në kampionat në sezonin aktual. Kjo shifër nuk është arritur ende nga 14 klube në Premier League, me emra si Eolverhampton, Newcastle, Crystal Palace, Everton, Leicester e Watford mes tyre.