Kryesore Tri viktima dhe mbi 466 raste me COVID-19 në Shqipëri

Tri viktima dhe mbi 466 raste me COVID-19 në Shqipëri

Tre persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Viktimat janë një qytetare nga Durrësi 75 vjeçe, një qytetar nga Kruja 81 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç.

Rastet e reja– Ministria e Shëndetësisë tha se në 2503 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 466 qytetarë, në këto bashki:

186 në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Shkodër, nga 20 qytetarë në Durrës, Elbasan, 18 në Lushnje, 16 në Vlorë, 14 në Kavajë, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Tepelenë, 8 në Korçë, nga 7 qytetarë në Skrapar, Sarandë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Patos, Përmet, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Gjirokastër, Mallakastër, Krujë, Kurbin, 4 në Bulqizë, nga 3 qytetarë në Devoll, Berat, nga 2 qytetarë në Belsh, Memaliaj, Divjakë, Roskovec, Mat, Shijak, Kukës, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Pogradec, Poliçan, Peqin.

Në të gjithë vendin janë 6633 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.