Kryesore Tri viktima nga Covid, ulen lehtë rastet e reja

Tri viktima nga Covid, ulen lehtë rastet e reja

288 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të hënë në Shqipëri nga 1304 testime të kryera. Një ulje e lehtë kjo në krahasim me ditën e kaluar ku rastet e reja ishin 299, ndërsa të shtunën ishin 302.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona, duke e çuar në 480 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 50-vjeçar nga Lezha, një 56-vjeçare nga Tirana, një 88-vjeçar nga Tropoja”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 10 705.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 16 në Fier, 14 në Krujë, Gjirokastër, 13 në Durrës, 11 në Kavajë, 10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë, 8 në Peqin, 7 në Elbasan, 4 në Shkodër, Kurbin, 3 në Tepelenë, 2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë, 1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar

Numri i të shtruarve në spitale ka shkuar në 280, 14 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Deri tani, në Shqipëri janë prekur 19 445 persona, nga të cilët 8260 janë raste aktive, ndërsa 10705 janë shëruar.