Aktualitet Tritol poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë

Tritol poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë

Një sasi tritoli i është vendosur makinës së administratorit të Vllaznisë Suad Lici. Ka qenë vetë 46-vjeçari, i cili ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban poshtë makinës së tij.

Lici foli edhe për mediat. Ai theksoi se nuk ka konflikte të mëparshme dhe tha se organet kompetente duhen lënë që të bëjnë detyrën e tyre.

“Lajmërova policinë edhe kaq. Me asnjë njeri nuk kam konflikt asnjë problem. Ndoshta lidhet me detyrën. Le t’ia lemë organeve kompetente. Unë nuk kam konflikt me asnjë njeri. Jam njeri i lirë dhe do të vazhdoj të jem i lirë”, tha ai.

Lici u shpreh se nuk ka konflikte me njeri dhe se do të vazhdojë detyrën si administrator i Vllaznisë.

“Unë s’kam pasur asnjë lloj problematike, kanë kërkuar njerëzit sqarime dhe ua kam dhënë, kaq. Në lidhje me sportin se nuk kam unë asnjë lloj problematike tjetër. Do të vazhdoj detyrën, do marr pjesë në ndeshjen në Durrës. Do vazhdoj jetën time normale”, tha ai.

Policia e Shkodrës u shpreh se ndodhet në vendngjarje. Gjithashtu është ngritur një grup hetimor për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjes.