Aktualitet Tritoli në biznesin e ish-presidentit të klubit të Kamzës, pistat e hetimit

Tritoli në biznesin e ish-presidentit të klubit të Kamzës, pistat e hetimit

Vetrata anësore e një marketi në Kamzë është dëmtuar për shkak të shpërthimit të lëndëve plasëse.

Burime nga policia konfirmojnë se tritoli është vendosur në objektin ku pronar është Arbi Qarri, djali i Naim Qarrit, ish-president i klubit Kamzë.

Policia po heton disa pista pasi Naim Qarrit i është bërë një atentat edhe në vitin 2017.

Ndërsa pista tjetër është ajo e konkurrencës pasi Naim Qarri është i njohur në fushën e guroreve dhe inerteve.

Përpara hetuesve familja Qarri është shprehur se nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk janë në dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin në biznesin e tyre.