Bota Trojanë nga Britania e Madhe

Trojanë nga Britania e Madhe

Britania e Madhe ndoshta do të jetë e detyruar të marrë pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ndërkohë që toni bazë i fushatës së daljes nga BE në ishull është: Besimi zëvendëson të kuptuarin e realitetit.

Peter Sturm, FAZ

Duhet të tingëllojë patjetër me kuptim historik të rëndë, kur britanikët më të vendosur për Brexitin vendosin të zbrazin zemërimin e tyre kundër “Evropës”. Pas fantazive të fuqive të mëdha të së kaluarës më të afërt, tani përdoret Kali i Trojës, që sipas legjendës arriti dikur fitoren mbi qytetin e Trojës.

Po të jenë të detyruar të marrin edhe njëherë pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ata do t’ia bënin më pastaj jetën sa më të rëndë që të jetë e mundur evropianëve, thuhet, pra do të silleshin si një Kalë Troje në një ambient armik. Çfarë kërcënimi! Por pastaj në njëfarë mënyrë zhgënjyes. Nostalgjikët e fiksuar te Anglia e tyre e vogël me sa duket e kanë përdorur të gjithë energjinë e tyre për t’u kujdesur për sheshet e tyre të cricketit dhe u ka shpëtuar nga sytë realiteti në BE.

A do të binte fare në sy rrëmuja e tyre në kopenë e Straches, Salvinit dhe kuajve të tjerë të paparashikueshëm, sido që të quhen ata? Me siguri që të duhet të jesh anglez, që ta besosh këtë. Po ky është toni bazë i fushatës së daljes nga BE në ishull. Besimi zëvendëson të kuptuarin e realitetit.