Sport Tronditëse/ Gjendet një trup në rrënojat e avionit me të cilin udhëtonte...

Tronditëse/ Gjendet një trup në rrënojat e avionit me të cilin udhëtonte Sala

Ditën e djeshme, u bë e ditur nga mediat britanike se u gjet avioni që Emiliano Sala udhëtonte nga Franca në Angli, në fundin e detit, në Kanalin anglez.

Sot, dalin detaje të reja tronditëse nga mediat britanike. Një trup është parë në rrënojat e avionit të fundosur në det. Sipas Degës së Investigimit të Aksidenteve ajrore, në një video nënujore duket një trup nën një metal të ndryshkur.

Megjithatë hetuesit ende nuk kanë konfirmuar se trupi është i 28-vjeçarit Sala.

Për të gjitha këto ngjarje është njoftuar dhe familja e argjentinasit.

Kujtojmë që çdo kërkim nga organet angleze ishte ndërprerë, por vetëm pasi disa lojtarë dhanë një fond të konsiderueshëm, çdo kërkim rinisi dhe duket se pati rezultat.

Mbetet të shihet nëse do të gjendet trupi i Sala, pasi shpresat që ai të gjendet gjallë janë zero