Sport Tronditet futbolli, ndërron jetë në aksident ish-ylli i Real Madrid dhe Arsenalit

Tronditet futbolli, ndërron jetë në aksident ish-ylli i Real Madrid dhe Arsenalit

Një lajm tragjik dhe i papritur për botën e futbollit. Sulmuesi Jose Antonio Reyes ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik.

Lojtari 35-vjeçar, që ishte drejt fundit të karrierës dhe këtë vit luante me Extremadurën.

Ai ka lujtur edhe për Sevijën, Real Madridin, Arsenalin, Atletikon e Madridit, etj

Reyes fitoi me Gunners kampionatin anglez në 2003-2004, ku ishte një nga yjet.

Në Madrid, Reyes kishte fituar një kampionat spanjoll me Realin në sezonin 2006-2007, ndërsa me Atletikon kishte triumfuar 2 herë në Europa League.

“Nuk mund të kishim lajm më të hidhur”, ishte komenti zyrtar i La Liga në Twitter.