Aktualitet Tronditet Korça, grabiten tre biznese brenda natës

Tronditet Korça, grabiten tre biznese brenda natës

Tre grabitje njëra pas tjetrës janë shënuar gjatë natës duke zbardhur e mërkura, në Korçë.

Gjatë natës, në fshatin Bulgarec, Korçë, në banesën dhe biznesin privat furrë buke, të një shtetasi, persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se janë marrë sasi lekësh.

Ishin të dëmtuarit, pronari i furrës së bukës dhe ai i një biznesi me materiale ndërtimi dhe tjetri që merrej me përpunim letre, ata që bën denoncimin në polici.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.