Sport Tronditet Milani para sfidës me Romën, Donaruma dhe Hauge pozitivë me koronavirus

Tronditet Milani para sfidës me Romën, Donaruma dhe Hauge pozitivë me koronavirus

Lajme të këqija për Milanin dhe trajnerin Pioli para ndeshjes së sotme me Romën. Portieri Xhixho Donaruma dhe sulmuesi Jens Peter Hauge kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 pas tamponëve që skuadra kuqezi ka kryer mëngjesin e sotëm.

Që të dy këta lojtarë humbasin ndeshjen e mbrëmjes me Romën. Në vend të Donarumës do të jetë Tatarushanu. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Milanit me anë të një komunikate për shtyp, ku shkruan: “Përgjigjet e ardhura nga laboratori për tamponët e fundit kanë nxjerrë pozitivë Xhanluixhi Donarumën dhe Jens Peter Hauge, si dhe te pjesëtarë të stafit. Të gjithë janë asintomatikë dhe menjëherë janë izoluar në shtëpi, ndërkohë që janë informuar autoritetet shëndetësore lokale”.

Te Milani janë bërë një seri tamponësh para ndeshjes me Romë, por vetëm mbrëmjen e djeshme u mësua se kishte dalë pozitiv një pjesëtar i stafit të trajnerit Stefano Pioli. Për këtë arsye kuqezinjtë bënë një tjetër tampon sot në mëngjes, ku rezultoi se pozitivë janë edhe Donaruma dhe Hauge.