Aktualitet Tronditet Shkodra, vriten vëllezërit Bilali

Tronditet Shkodra, vriten vëllezërit Bilali

Qyteti i Shkodrës është tronditur sot nga një vrasje e dyfishtë.

Sipas burimeve, dy vëllezër, Astrit dhe Ibrahim Bilali, kanë gjendur vdekjen nga disa të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras. Astrit Bilali është i ati i Asmer Bilalit, ish boksierit të arrestuar në operacionin kundër grupit Bajraj në Shkodër.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore.

Ndërkohë, në afërsi të zonës së Livadheve autoritetet kanë gjetur një automjet të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët.