Extra Tropojanët nuk janë dakord me skenarin e filmit. Reagon Ermal Mamaqi

Tropojanët nuk janë dakord me skenarin e filmit. Reagon Ermal Mamaqi

Mbrëmjen e kaluar, filmi “I Love Tropoja”, i Ermal Mamaqit pati premierën e tij në “Pallatin e Kongreseve”.

Por, pasi njerëzit panë filmin, në internet u ngjallën polemika të shumta, sidomos nga tropojanët.

Ata shprehen se skenari i filmit nuk është aspak i denjë dhe në një faqe mjaft të ndjekur me emrin “Tropoja”, disa njerëz kanë paralajmëruar protesta.

“Djem dhe vajza, burra dhe gra të Tropojës dhe gjithë Shqipërisë të protestojnë me ashpërsinë më të madhe kundër filmit “I LOVE TROPOJA” mbasi po mësojmë qe në skenarin e tij ka një episod ku në Tropojë për të nderuar mikun e kanë vu me fjet me femrën e shtëpisë…një fryje për çdo Shqiptar dhe shqiptare”, shkruhet në postimin që ata kanë bërë në Facebook.

Ky postim është shoqëruar me shumë komente dhe shihet se të shumtë janë ata që e mbështesin.

Kujtojmë se pak më parë producenti i filmit, Ermal Mamai reagoi nëpërmjet një postimi në Instagram dhe tregoi se qëllimi i tij nuk ishte aspak fyes.

Ai tregoi se filmi nuk ka aspak për qëllim të ç’nderojë  Tropojën dhe skena e filmit është keqkuptuar.

“Miq desha t’ju sqaroj për një lajm dashakeq që ka dalë dje. Sipas këtij lajmi…”Në filmin tim Tropojani respekton mikun me vajzën e shpisë duke e fut në krevat” e të tjera idiotësi si këto… Nuk e kuptoj ça lloj njerëzish janë këta që guxojnë të shpikin kshu lajmesh.

Ju sqaroj se është e kundërta. Nuk do guxoja kurrë ta bëja një gjë të tillë pasi mesazhi që jep filmi është pikërisht i kundërti.

Në film Tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës të traditës dhe të nderit.

Mbrëmë në pallatin e kongreseve ka qenë Premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe filmi është ndjekur nga 2000 Tropojanë duke filluar nga Rexh Biberi (Kryetari i bashkisë Tropojë) dhe deri te Erzen Breçani. Të gjithë më falenderuan dhe më uruan për mesazhin që nxirrte filmi.

Ju ftoj të shihni filmini dhe të knaqeni. Ju bëj me dije që I Love Tropoja fillon turin e Evropës në dt 4Shkurt.

Dhe turi fillon me qytetin të cilit i dedikuam filmin. Në Tropojë.

A ma shpjegon dot njeri që nëse do e kisha bërë filmin për të çnderuar Tropojanët si mund të shkoja ta shfaq këtë film për të gjithë ata?

Mos u bëni pre e disa faqeve ose fjalëve që nxisin urrejtje. Ata gënjejnë!!! Ju pres në Pallat të Kongreseve çdp ditë 6 herë në ditë. Ky film do jetë nr 1 në Kinematografinë Shqiptare. Ju dua.

Ermali”- shkruante Ermali në postim.

View this post on Instagram

• Miq desha tju sqaroj për një lajm dashakeq që ka dalë dje. Sipas këtij lajmi…"Në filmin tim Tropojani respekton mikun me vajzën e shpisë duke e fut në krevat" e të tjera idiotësi si këto… Nuk e kuptoj ça lloj njerëzish janë kta që guxojnë të shpikin kshu lajmesh. Ju sqaroj se është e kundërta. Nuk do guxoja kurrë ta bëja një gjë të tillë pasi mesazhi që jep filmi është pikërisht i kundërti. Në film Tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës të traditës dhe të nderit. Mbrëmë në pallatin e kongreseve ka qënë Premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe filmi është ndjekur nga 2000 Tropojanë duke filluar nga Rexh Biberi(Kryetari i bashkisë Tropojë) dhe deri te Erzen Breçani. Të gjithë më falenderuan dhe më uruan për mesazhin që nxirrte filmi. Ju ftoj të shihni filmini dhe të knaqeni. Ju bëj me dije që I Love Tropoja fillon turin e Evropës në dt 4Shkurt. Dhe turi fillon me qytetin të cilit i dedikuam filmin. Në Tropojë. A ma shpjegon dot njeri që nëse do e kisha bërë filmin për të çnderuar Tropojanët si mund të shkoja ta shfaq këtë film për të gjithë ata? Mos u bëni pre e disa faqeve ose fjalëve që nxisin urrejtje. Ata gënjejnë!!! Ju pres në Pallat të Kongreseve çdp ditë 6 herë në ditë. Ky film do jetë nr 1 në Kinematografinë Shqiptare. Ju dua. Ermali FOTO @aldikaraj

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on