Bota Trump braktis Nju Jorkun: Më trajtuan keq, do jetoj në Florida

Trump braktis Nju Jorkun: Më trajtuan keq, do jetoj në Florida

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania nuk janë më nju jorkezë. Presidenti amerikan njoftoi se vendbanimi i tij i përhershëm tani e tutje, do të ishte në Florida e jo në kullën Trump në Nju Jork.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte trajtuar keq nga liderët politikë në Nju Jork, pavarësisht faktit se kishte paguar miliona dollarë taksa.

Trump ka lindur në “qytetin që nuk fle kurrë”, por së fundmi kalon më shumë kohë në pronën e tij të Mar a Lago-s në Palm Beach.

Rezidenca e Trump në Florida

Marrëdhënia e republikanit me guvernatorin e Nju Jorkut Andreë Cuomo dhe kryebashkiakun Bill De Blasio, nuk ka qenë e mirë. Të dy demokratët e mirëpritën vendimin e presidentit, me Kuomon që shkruajti në Twitter: Flora është e gjitha e jotja”! Sipas tyre, Trump po shpërngulet pasi Florida ka një sistem taksash favorizuese për të pasurit.