Bota Trump dënon rëndë Korenë e Veriut për vdekjen e studentit

Trump dënon rëndë Korenë e Veriut për vdekjen e studentit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar Korenë e Veriut si një “regjim brutal” për vdekjen e studentit amerikan, i cili qëndroi në burg për 15 muaj.

Koreja e Veriut e ktheu Otto Warmbier, 22 vjeç, në SHBA javën e kaluar, duke thënë se ishte në gjendje koma për 1 vit.

Prindërit e viktimës thanë se ai ishte subjekt i “keqtrajtimeve torturuese”.

Warmbier, i cili ishte në burg, pasi vodhi një simbol propagande të regjimit nga një hotel u kap nga policia koreanoveriore, e cila shpjegoi se i riu ra ne gjendje koma.

Trump tha se “shumë gjëra të këqija i ndodhën” Warmbier, por shtoi: “Të paktën e kthyem në shtëpi me prindërit e tij, të cilët ishin shumë të kënaqur që e panë, edhe pse nuk ishte në gjendje të mirë.”

Presidenti Trump tha se vdekja e Warmbier e ka detyruar administratën e tij të ushtrojë presion për të ndaluar këto tragjedi të njerëzve te pafajshëm në duar të regjimeve që nuk respektojnë forcën e ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dënojnë brutalitetin e regjimit të Koresë së Veriut duke shprehur keqardhje për viktimën e fundit”, – tha presidenti.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae, tha se ishte tërësisht e qartë që Koreja e Veriut ishte përgjegjëse për vdekjen e Warmbier.