Bota Trump dhe Kim dalin pa marrëveshje

Trump dhe Kim dalin pa marrëveshje

Përmbyllet pa marrëveshje konkrete takimi i dytë mes Donald Trumpit dhe Kim Jong-unit në Vietnam. Në një konferencë për shtyp, presidenti amerikan tha se lideri komunist nuk kishte pranuar atë që ishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni kërkon që Peniani të çarmatoset krejtësisht nga arsenali bërthamor. Por shteti komunist kërkon fillimisht heqjen e sanksioneve të rënda ekonomike, përpara se të hapë dyert për monitoruesit ndërkombëtarë për programin bërthamor.

Megjithatë Trump tha se kishte marrë garanci se nuk do të ketë prova të reja bërthamore.