Bota Trump fton Kongresin për pranimin e Maqedonisë Verore në NATO, Zaev: Gati...

Trump fton Kongresin për pranimin e Maqedonisë Verore në NATO, Zaev: Gati jemi!

Presidenti amerikan Donald Trump filloi procesin e ratifikimit të protokollit për pranimin e Maqedonisë Veriore në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Me anë të një letre dërguar Kongresit, ai thekson domosdoshmërinë e anëtarësimit dhe të vendeve të tjera të Ballkanit në Aleancë.

“Po dorëzoj një raport për pranimin e Republikës së Maqedonisë Veriore në NATO, të përgatitur në përputhje me protokollin e vitit 1998, me të cilin u anëtarësua Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke”, thuhet në letrën që Trump dërgoi në Kongres.

Protokolli i vitit 1998 për pranimin e Çekisë, Polonisë dhe Hungarisë në NATO shërben si bazë për të gjithë anëtarët e ardhshëm të Aleancës të cilët vijnë nga i ashtuquajturi bllok post-komunist. Aty theksohet anëtarësimi kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin në Evropë, si dhe në përhapjen e kapaciteteve demokratike për shtetet e ardhshme anëtare.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha ditë më parë se Maqedonia Veriore është e përgatitur plotësisht për të marrë përsipër detyrimet dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga anëtarësimi i plotë në NATO dhe se, si anëtare e ardhshme, ushtria maqedonase po bën hapa serioze për të forcuar kapacitetin e saj.

Ai shtoi se ishte i bindur se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO kontribuojë më tej për stabilitetin dhe sigurinë në Evropën Juglindore.

“Anëtarësimi ynë do të jetë një instrument për krijimin e një imazhi të ri pozitiv të rajonit”, tha Zaev, duke shtuar se është gati të mbështesë të gjitha vendet në rajon në përmbushjen e objektivave strategjike të cilat janë në interes të qytetarëve të rajonit, të tilla si angazhim për demokracinë, lirinë, ekonominë e tregut, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.