Bota Trump i pafajshëm, Biden: Demokracia është e brishtë

Trump i pafajshëm, Biden: Demokracia është e brishtë

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se, pavarësisht pafajësisë së Donald Trump në procesin për fajësimin e tij, karakteri i akuzave ndaj tij nuk kontestohet dhe se sulmi kundër Capitol më 6 janar tregoi se demokracia ishte e brishtë.

“Edhe pse votimi final nuk përfundoi me një dënim, karakteri i akuzës nuk kontestohet”, deklaroi demokrati pas shpalljes së pafajësisë votuar nga Senati amerikan gjatë procesit të dytë të fajësimit të paraardhësit republikan.

“Ky kapitull i trishtë i historisë tonë na kujton se demokracia është e brishtë. Që ajo duhet mbrojtur gjithmonë. Që ne duhet të qëndrojmë gjithmonë vigjilent”, deklaroi Joe Biden në një komunikatë.

Trump, 74 vjeç, vazhdon të mbajë nën kontroll partinë e tij me kredon populiste të djathtë dhe mesazhin “Amerika e para”. Ai ka shqyrtuar mundësinë për të kandiduar përsëri për president në vitin 2024. Trump tha të shtunën se gjyqi në Senat kundër tij ishte një fazë tjetër e “gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e vendit tonë”.