Bota Trump: Irani po luan me zjarrin

Trump: Irani po luan me zjarrin

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani ishte “duke luajtur me zjarrin”, si reagim ky ndaj faktit se Teherani njoftoi që kishte thyer kufizimet e rezervave të uraniumit të pasuruar, të parashikuar nga marrëveshja e Teheranit me fuqitë botërore.

Ai i tha një gazetari pas pyetjes nëse kishte një mesazh për Teheranin, se nuk kishte, por se Irani “e di se çfarë duhet të bëjë” dhe se “po luan me zjarrin”, raportoi Reuters.

Dikur më parë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të vazhdojë strategjinë e “presionit maksimal” ndaj Iranit, “nëse udhëheqësit e tij nuk do të ndryshojnë kurs”.