Bota Trump “kërcënon” BE me tarifa të reja

Trump “kërcënon” BE me tarifa të reja

Presidenti amerikan Donald Trump, është gati të vendosë tarifa të reja, për një vlerë prej 11 miliard dollarësh, ndaj Bashkimit Evropian, si reagim ndaj ndihmave që i janë dhënë Airbus, rivalit të Boeing. Deklarata është bërë nga një përfaqësues i zyrës tregtare amerikane. Tarifat do të përfshinin helikopterët, lloje të ndryshme djathërash, verën dhe disa marka motoçikletash.

Deklarata i referohet pohimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë, sipas së cilës ndihmat ndaj Airbus shkaktuar në mënyrë të përsëritur, një impakt negative ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratën e zyrës amerikane për tregti shkruhet ndër të tjera se ky është një fenomen që zgjat prej 14 vitesh e tashmë është koha për të vepruar. Po sipas kësaj deklarate administrate Tramp por përgatitet që të reagojë menjëherë sapo të vlerësohet se sa çfarë do të përfshijnë këto tarifa. Objektivi përfundimtar i administratës amerikane është arritja e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian për ti dhënë fund ndihmave ndaj avionëve të mëdhenj civilë që ndalohen nga Organizata botërore e tregtisë. Sapo Bashkimi Evropian të ndalojë këto ndihma të dëmshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tarifat do të anulohen menjëherë

Lëvizja amerikane vjen menjëherë para hapjes së negociatave mes Brukselit dhe Uashingtonit për tarifat industriale, ku në selinë e Komisionit Evropian vendet anëtare po vendosin kufijtë e mandatit.

Ndërkohë duket se po ecin mirë negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Pasi kërcënoi Meksikën se do të vendoste tarifa mbi automjetet në rast se vendi nuk do të bashkëpunonte në planin anti-emigrant, tashmë sfida është ndaj Bashkimit Evropian.