Bota Trump kundërsulmon Obamën: Ai ishte shumë i paaftë

Trump kundërsulmon Obamën: Ai ishte shumë i paaftë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se paraardhësi i tij Barack Obama ishte “shumë i paaftë”, duke iu përgjigjur kritikës së tij indirekte se ai nuk di si ta menaxhojë vendin në kohë krize.

“Më shumë se gjithçka tjetër, kjo pandemi ka hequr plotësisht dhe përfundimisht idenë që shumë persona në zyrën publike nuk e dinë se çfarë po bëjnë”, tha Obama, në një kritikë të rrallë publike ndaj administratës aktuale.

Pas kthimit të tij nga Camp David, ku po qëndronte për fundjavën, Trump tha se nuk e kishte parë fjalimin e Obamës.

“Shikoni, ai ishte një president i paaftë. Kjo është gjithçka që mund të them”, u tha Trump gazetarëve. “Shumë i paaftë”, shtoi ai.

Obama, popullariteti i të cilit është akoma shumë më i lartë se ai i Trump, nuk përmendi drejtpërdrejt presidentin aktual në fjalimin e tij.

Trump shpesh është përqendruar te Obama gjatë tre vjet e gjysmë në detyrë dhe po punon shumë për të provuar se është më mirë se ai. Ai gjithashtu sulmoi paraardhësin e tij dhe zv/presidentin e tij Joe Biden javën e kaluar për, siç pretendon ai, skandale të mëdha dhe shpërdorim të detyrës.