Bota Trump letër OBSH: Përmirësohuni ose largohemi përfundimisht

Trump letër OBSH: Përmirësohuni ose largohemi përfundimisht

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i dërgoi një letër kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku kërcënoi se SHBA mund të ndërpresë në mënyrë të përhershme fondet ndaj kësaj organizate.

Në letër i jepet një afat kohor 30 ditor OBSH të “përmirësohet në mënyrë të ndjeshme” në të kundërt rrezikon të humbasë fondet e Shteteve të Bashkuara dhe pjesëmarrjen e saj.

Drejtuar kreut të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në letër kritikohen fazat e reagimit të kësaj organizate për pandeminë e koronavirusit që nga muaji dhjetor.

Më herët presidenti Trump e quajti organizatën e OKB për shëndetësinë si një “kukull të Kinës”.

Në SHBA, momentalisht numërohen 1.5 milionë persona të infektuar me koronavirus dhe mbi 90 mijë viktima.