Bota Trump ndërmerr masa të jashtëzakonshme kundër COVID-19

Trump ndërmerr masa të jashtëzakonshme kundër COVID-19

SHBA ndërmori sot një fazë të re në luftën kundër koronavirusit duke nisur drejt Nju Jorkut një anije-spital ushtarake, duke mobilizuar inxhinierët ushtarakë dhe duke iu referuar një ligji që daton që nga Lufta e Koresë, ndërkohë që vetë presidenti Donald Trump e krahasoi veten me një president në kohë lufte, përballë një armiku të padukshëm.

“Të gjitha brezat e amerikanëve janë thirrur të bëjnë sakrifica për të mirën e kombit”, tha ai, duke kujtuar mobilizimin e amerikanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Tani është radha jonë. Ne duhet të sakrifikojmë veten së bashku, sepse jemi të gjithë në këtë situatë së bashku dhe do të dalim së bashku”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, gjithashtu, njoftoi mbylljen e kufirit me Kanadanë, partnerin e tij të dytë ekonomik, përveç udhëtime thelbësore dhe mallra.

Ai shpresonte që të mund t’i rihapë kufijtë pas 30 ditësh.