Bota Trump ndryshon qëndrim, lejon kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Huawei

Trump ndryshon qëndrim, lejon kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Huawei

Pas sanksioneve që vendosi ndaj gjigandit kinez të teknologjisë, Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se tashmë kompanitë amerikane mund të bëjnë biznes dhe të vazhdojnë tregtinë me Huawei.

Ky vendim i Trump u mor pas bisedimeve që zhvilloi me Presidentin kinez Xi Jinping në samitin e G20 në Japoni, me të cilin ra dakord për armëpushim tregtar. Muajin e kaluar, Departamenti ameriukan i Tregtisë e vendosi Huawei në listën e zezë, që do të thotë se kompanitë amerikane nuk mund të bëjnë biznes me gjigandin kinez të teknologjisë.

Mirëpo, deklarata e Trump që do të lejojë sërish marrëveshjet e biznesit me Huawei, duket se është në kundërshtim me vendimin e Departamentit të Tregtisë, pasi nuk pranoi të komentonte nëse Huawei do të hiqet zyrtarisht nga lista e zezë.