Bota Trump në pikëpyetje, sondazhet e televizionit pro tij e nxjerrin humbës

Trump në pikëpyetje, sondazhet e televizionit pro tij e nxjerrin humbës

Më 3 nëntor në SHBA do të mbahen zgjedhjet presidenciale, por pak orë para tyre lajme jo të mira raportohen për Donald Trump, presidentin aktual. Kjo pasi një sondazh i Fox News del në përfundimin se amerikanët e kanë humbur besimin te Trump dhe për këtë arsye pritet një rokadë me Joe Biden.

Sipas sondazhit, vetëm 36% e personave të pyetur mendojnë se ekonomia është në gjendje të mirë dhe 51% mendojnë se Trump kishte dështuar në lidhje me menaxhimin e krizës së shkaktuar nga Covid-19.  Votuesit mendojnë se kanditati Joe Biden do kryente një punë më të mirë.

Jo vetëm në këto drejtime, por Trump e ka humbur betejën e sondazheve edhe në të tjera aspekte. Sipas 56% të amerikanëve Biden është një njëri më i besueshëm dhe më i ndershëm dhe më pak i korruptuar  sesa Trump.

Për presidentin aktual 47% e amerikanëve kanë votuar që ai të jetë president edhe pas 3 nëntorit. Ajo që bën përshtypje është se Fox News njihet si një televizion pro Trump-it dhe rezultate të tilla e vënë në dyshim të ardhmen e tij në Shtëpinë e Bardhë.