Bota Trump: Nëse Biden bëhet president, amerikanët duhet të mësojnë kinezçen!

Trump: Nëse Biden bëhet president, amerikanët duhet të mësojnë kinezçen!

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se amerikanët do të duhet të mësojnë kinezçen nëse kundërshtari i tij Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale në 3 nëntor.

Gjatë një paraqitjeje i ftuar në një emision radiofonik, Trump kritikoi ashpër pozicionin e rivalit të tij demokrat Biden ndaj Kinës.

“Nëse nuk fitoj zgjedhjet, Kina do të bëhet pronare e Shteteve të Bashkuara, dhe amerikanët do të duhet të mësojnë të flasin kinezçe,” tha presidenti aktual amerikan.

Ai kujtoi se ai kishte marrëdhënie të ngushta me Presidentin Kinez Xi Jinping para shpërthimit të pandemisë së virusit koronar.

“Marrëdhëniet tona nuk janë më shumë të mira, sepse ata nuk bënë atë që duhej rreth çështjes COVID-19”, tha Trump.

Duke vënë në dukje se ai nuk e kishte takuar Xi Jinping për një kohë të gjatë, Trump tha se virusi që u shfaq në Kinë gjithashtu kishte ndikuar në qëndrimin e tij politik.

“Para se të vinte murtaja kineze (COVID-19) në vendin tonë, mendoj se as Xhorxh Uashington s’do të mundte dot në zgjedhje”, tha Trump në stilin e tij tashmë të njohur.

Në fund të korrikut, Trump madje bëri thirrje për një shtyrje të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, duke përmendur mundësinë e mashtrimit që mund të ndodhë kur votohet me postë.