Bota Trump, një president që “prodhon” para

Trump, një president që “prodhon” para

Në garën për rizgjedhjen si president i SHBA-ve Donald Trump nuk njeh rivalë, të paktën në aspektin ekonomik.

Fushata elektorale e shefit të Shtëpisë së Bardhë njoftoi grumbullimin e mbi 30 milionë dollarëve vetëm në tremujorin e parë të 2019-ës. Aktualisht fondet e grumbulluara nga fushata e Trump janë rreth 41 milionë dollarë. Të njëjtën shumë në kampin e demokratëve kanë arritur ta grumbullojnë 2 kandidatët kryesorë të mbledhur së bashku, Berni Sendërs dhe senatorja e Kalifornisë Kamala Harris.

Një tjetër emër që përflitet si rival i Trump është Joe Biden. Por për presidentin, ish-numri 2 i Shtëpisë së Bardhë nuk përbën një rrezik.

Nuk e shoh Joe Biden si një rrezik. Mendoj se ai është një rrezik për veten. Të dhënat e tij nuk janë të mira. Ai qëndron pas të dhënave të dështuara të Obamës. Do të doja që ai të ishte një rrezik.

Linja e ashpër, shpeshherë e suksesshme në politikën e jashtme dhe disa nga reformat kyçe në çështjet e brendshme kanë rritur ndjeshëm kuotat e Donald Trump për një mandat të dytë. Shuma e mbledhur në tremujorin e parë, është një tjetër tregues i mbështetjes së gjerë që i kanë dhënë republikanët.