Bota Trump: Nuk di asgjë për Wikileaks!

Trump: Nuk di asgjë për Wikileaks!

Presidenti i SHBA’së Donald Trump, i cili kishte thënë që e pëlqente jashtë mase punën e Wikileaks gjatë fushates së tij elektorale, u mundua që të distanconte vetën nga arrestimi i Julian Assange ne Britanine e Madhe.

Julian Assange që është themeluesi i sajtit që publikon sekrete të shteteve, Wikileaks, është arrestuar dhe tani ballafaqohet me akuza për zbulim të informacioneve sekrete të qeverisë amerikane. Trump duke folur para gazetarëve në zyrën ovale pak orë pas arrestimit të Assange u deklarua se nuk asgjë rreth Wikileaks.

“Nuk di asgjë rreth Wikileaks, nuk ka të bëjë me mua”, ishte përgjigja e prerë e presidentit amerikan.

Por Trump nuk ishte kaq i matur në deklaratat e tij për faqen shumë transparente më 2016. Ai e lëvdoi punën e Wikileaks sidomos për rrjedhjen e dokumenteve shumë kontroverse të Hillary Clinton, që ishte edhe kundërshtarja e tij gjatë zgjedhjeve të kaluara.