Bota Trump nuk ndalet, rinis fushatën për zgjedhjet

Trump nuk ndalet, rinis fushatën për zgjedhjet

Presidenti Donald Trump, i prekur disa ditë më parë nga koronavirusi, iu kthehet funksioneve publike nga dita e sotme.

Njoftimin e bëri vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë një interviste në median amerikane kur tha se të shtunën do të vijojë fushatën e tij elektorale në dy shtete të tjera.

“Jam shumë mirë me shëndet. Të shtunën do të bëj ndalesën e parë në Florida pasuar të dielën me Pensilvaniane”, tha Trump.

Por nuk ndalin sulmet edhe demokratët. Nancy Pelosi kërkon nga Komisioni Shëndetësor të certifikoje nëse presidenti është në gjendje të qeverisë pas trajtimit mjekësor për koronavirus. Në lidhje me këtë të fundit presidenti tha se trajtimin që bëri vetë do e certifikojë shumë shpejt ashtu si vaksinën kundër koronavirusit.