Kryesore Trump nuk trembet nga Irani: Nuk do kenë kurrë armë bërthamore

Trump nuk trembet nga Irani: Nuk do kenë kurrë armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duket se nuk frikësohet pas kërcënimeve nga Teherani zyrtar për hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan me shkronja kapitale se “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, duke nënkuptuar këtu se Shtetet e Bashkuara nuk do e lejojnë këtë gjë.

Deklarata e Trump vjen në një ditë me qëndrimin e Teheranit zyrtar për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Presidenti e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja 3 vjet më vonë, me arsyen se kushtet e saj nuk ishin mjaftueshëm të ashpra sa për ta penguar Iranin të krijonte armë bërthamore.