Bota Trump: Parashikoj një të ardhme gjeniale për Korenë e Veriut

Trump: Parashikoj një të ardhme gjeniale për Korenë e Veriut

Presidenti amerikan, Donald Trump parashikoi sot për Korenë e Veriut një të ardhme gjeniale, nëse miku i tij Kim Jong Un angazhohet në rrugën e denuklearizimit.

“Vietnami po zhvillohet si pak shtete të tjera në botë. Koreja e Veriut do të jetë shumë shpejt në këtë drejtim, nëse do të vendosë të ndjekë rrugën e denuklearizimit”, shprehet në një postim në Twitter Trump, disa orë përpara takimit kokë më kokë në Hanoi me liderin koreano-verior.

Duke konfirmuar një potencial gjenial për shtetin e izoluar, aktualisht objekt i një numri të madh sanksionesh ndërkombëtare, ai u shpreh gjithashtu për një oportunitet të rrallë për atë që ai e quan ”miku i tij” Kim Jong Un.

Dy liderët pritet të takohen të mërkurën në mbrëmje për një takim kokë më kokë, ndjekur nga një darkë me këshilltarët e tyre. Takimi i radhës pritet të enjten.