Bota Trump pas takimit me Kim Jong-un: Nuk ka kthim prapa për çarmatimin...

Trump pas takimit me Kim Jong-un: Nuk ka kthim prapa për çarmatimin bërthamor

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un shtrënguan mbrëmjen e së mërkurës sipas orës vendore duke sinjalizuar fillimin e takimit të tyre të dytë. Udhëheqësit zhvilluan një bisedë kokë më kokë që zgjati rreth 20 minuta dhe më pas u ulën për darkë së bashku me delegacionet në hotelin Metropole.

Presidenti Donald Trump tha në një mesazh Twitter se ai dhe Kim Jong-un “do të përpiqen shumë për të punuar për çarmatimin bërthamor dhe për ta bërë Korenë e Veriut një motor zhvillimit ekonomik”.

Ndërkaq, të enjten udhëheqësit e të dy vendeve pritet të diskutojnë një plan për çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean. Në lidhje me këtë çështje ka pasur pak përparim që nga takimi i parë Trump-Kim në Singapor vitin e kaluar.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai mendon se bisedimet do të jenë të suksesshme dhe “nuk do të ketë kthim prapa për çarmatimin bërthamor”. I pyetur nëse do të shpallë formalisht përfundimin e luftës koreane, ai tha vetëm: “Do ta shohim”.

Presidenti Trump shoqërohet në bisedime nga sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe nga shefi në detyrë i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney.